RTSH 24 Live

Aktualitet

Përplasen 2 makina dhe përfundojnë në kanal, forcat zjarrfikëse dhe policia nxjerrin nga mjetet të plagosurit

3 orë para

Përplasen 2 makina dhe përfundojnë në kanal, forcat zjarrfikëse dhe policia nxjerrin nga mjetet të plagosurit

Tre persona janë plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një automjet tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona është përplasur një mjet tip Smart dhe pas përplasjet makinat kanë përfunduar në kanal.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor "Berat-Lushnjë", shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/