RTSH 24 Live

Aktualitet

Përndiqte 29-vjeçaren prej muajsh dhe mbante pistoletë pa leje, arrestohet 47-vjeçari

11/09/2024

Përndiqte 29-vjeçaren prej muajsh dhe mbante pistoletë pa leje, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar, Durrës, pasi përndiqte prej muajsh një 29-vjeçare, si dhe mbante armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës së 47-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar pistoleta dhe një krehër me municion luftarak. Policia ka bërë me dije se ka qenë 29-vjeçarja e cila ka kallëzuar në Komisariat 47-vjeçarin Kujtim Gashi, i cili prej muajsh e përndiqte duke i shkaktuar ankth dhe frikë.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.   

Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë. 29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municion.

/rtsh.al/