RTSH 24 Live

Serbi

Përleshja mes tifozëve serbë dhe anglezë, mediat kroate: U përfshi edhe djali i Vuçiçit, mbrohej nga “Kobra-t”

16/06/2024

Përleshja mes tifozëve serbë dhe anglezë, mediat kroate: U përfshi edhe djali i Vuçiçit, mbrohej nga “Kobra-t”

Në përleshjen e pasdites së sotme në Gjermani mes tifozëve serbë dhe atyre anglezë dyshohet se është përfshirë edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave kroate, djali i presidentit serb ka tentuar të hyjë së bashku me tifozët serbë në përplasje me ata anglezë por është mbajtur nga truprojat e tij.

Para nisjes së ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë, qyteti i Gelsenkirshenit të Gjermanisë u përfshi nga sherri mes huliganëve anglezë me ata serbë në lokalet e këtij qyteti. 

Tabloidët serbë shkruajnë me të madhe se ishin tifozët shqiptarë që u përfshinë në konflikt, edhe pse shumica e huliganëve ishin anglezë, siç shihet qartë nga disa video.

Ndërkaq, mediat britanike shkruajnë se ka pasur edhe tifozë shqiptarë. Në sherrin mes serbëve dhe anglezëve ishte edhe djali i presidentit Vuçiç i cili kërkoi të bëhej pjesë e tij, por u ndalua nga truprojat.

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Gelsenkirchen për të bërë mbështetur kombëtaren serbe.

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale, Danilo Vuçiç shihet duke tentuar të futet në sherrin që po ndodh pak metra para tij, por ai është penguar nga grupi i “Cobras” që shërbejnë edhe si truproja të djalit të presidentit serb.

/rtsh.al/