RTSH 24 Live

Serbi

Vuçiq paralajmëroi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë

24/06/2024

Vuçiq paralajmëroi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë. Ai këtë e tha gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për punonjësit më të mirë të MVD-së së Republikës, raporton RIA Novosti .

Gjatë ceremonisë, Vuçiq iu drejtua ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq. Ai i kërkoi atij që të përgatitej për një "periudhë të vështirë". “Bëhuni të përgatitur për një periudhë të vështirë, jo sepse Serbia është në një gjendje të vështirë apo të keqe, përkundrazi... dhe sepse e di se çfarë do të ndodhë në botë, e di që situata do të jetë shumë më e vështirë për ne”. tha Presidenti i Republikës.

Vuçiq gjithashtu theksoi se tani nuk ka siguri dhe stabilitet në botë dhe se është e pamundur të planifikohen lehtësisht ngjarjet para fundit të këtij viti, e aq më pak për një periudhë më të gjatë. “Prandaj duhet të mendojmë për vendin tonë dhe të përgatitemi mirë për çdo skenar të mundshëm”, përmblodhi kreu i Serbisë.

Më herët në qershor, Aleksandar Vuçiq tha se në sfondin e ndryshimeve të ardhshme në botë, është i nevojshëm bashkëpunimi si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen.

Gjithashtu presidenti serb foli disa herë edhe për ngjarjet në Ukrainë. Në maj, ai paralajmëroi se nëse konflikti nuk ndalet tani, ai mund të përhapet dhe të kthehet në një fatkeqësi ushtarake globale.

/rtsh.al/