RTSH 24 Live

Sociale

Përgatitjet për sezonin turistik në Shëngjin, prej ditësh po punohet për pastrimin dhe sistemimin e rërës

26/04/2024

Përgatitjet për sezonin turistik në Shëngjin, prej ditësh po punohet për pastrimin dhe sistemimin e rërës

Shëngjini do të jetë gati për sezonin turistik brenda fillimit të muajit maj. Prej ditësh ka nisur ndërhyrja për pastrimin dhe sistemimin e rërës e më pas do të vijohet me plugimin e saj.

Paralelisht po punohet dhe në sistemimin e ambienteve të gjelbërta përgjatë shëtirores së plazhit, më qëllim krijimin e një ambjenti sa më atraktiv për pushuesit.

Rritja e cilësisë së shërbimeve kryesisht sa i përket pastërtisë do të jenë në fokus të këtij sezonit turistik thotë administratori i Shëngjinit Brahim Demi.

Do të shtohen forcat punëtore për të bërë menaxhimin sa më të mirë të sezonit turistik”, tha Demi.

Referuar prenotimeve, pritshmëritë e operatoreve janë për një sezon turistik të suksesshëm, ndërsa i vlerësojnë si domosdoshmëri ndërhyrjet që po kryhen.

Shëngjini është frekuentuar nga një numër i madh pushuesit që për çdo vit ka ardhur në rritje.

/rtsh/