RTSH 24 Live

Botë

Sonte gjysmëfinalja e Eurovizionit, mijëra protestues pro-palestinezë tubim kundër Izraelit

09/05/2024

Sonte gjysmëfinalja e Eurovizionit, mijëra protestues pro-palestinezë tubim kundër Izraelit

Mijëra protestues pro-palestinez janë mbledhur në Malmo të Suedisë  disa orë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision Song Contest” në këtë qytet.

Konkurrentja izraelite, Eden Golan, do të performojë këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e kësaj mbrëmje. Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bashkohen protestës anti-izraelite, raporton Reuters, dhe një demonstratë më e vogël pro-izraelite është planifikuar të zhvillohet më vonë pasdite.

Autoritetet suedeze kanë rritur sigurinë dhe po përgatiten duke marrë masat në finalen e madhe në fundjavë. 

Ndërkaq, oficerët e policisë janë parë duke patrulluar rrugët e Malmos.

 “Ndonjëherë ka më shumë policë se sa njerëz, por në përgjithësi ne po kalojmë shumë mirë”, tha mbështetësja e Mbretërisë së Bashkuar Francesca Gaffey përpara gjysmëfinales së parë të martën.

Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosur rreth “Malmo Arena”, e cila është mikpritëse e konkursit, me policinë që ruan vendin dhe kontrollon çantat e vizitorëve.

Vizitorët duhet të kalojnë përmes detektorëve metalikë përpara se të hyjnë në arenë dhe lejohen të sjellin vetëm çantat e vogla me vete.

/rtsh.al/