RTSH 24 Live

Sociale

Mbrojtja nga Diskriminimi, Gajda: Shqipëria një nga vendet diskriminuese për sa i përket personave me aftësi të kufizuar

09/05/2024

Mbrojtja nga Diskriminimi, Gajda: Shqipëria një nga vendet diskriminuese për sa i përket personave me aftësi të kufizuar

I ftuar në studion 24 në RTSH, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda u shpreh se nevojitet bashkëpunim midis organizatave dhe shoqërisë civile për të pasur shërbime konkrete duke ulur sa më shumë fenomenin e diskriminimit.

Ligji parashikon në tërësi se kush janë këto institucione por edhe bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile. Organizatat janë shumë të informuara janë shume të organizuara ofrojnë shërbime të ndryshme jo vetëm ligjore por edhe shërbime konkrete kështu që edhe një bashkëpunim akoma më i ngushtë dhe një fuqizim i këtyre organizatave në mënyrë që i gjithë ky bashkëpunim që duhet të ndodhi midis këtyre aktorëve të mund të jap produktet e veta duke ulur sa më shumë fenomenin”, tha Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.

Për sa i përket raportit nga të dhënat zyrtare kundër diskriminimit Gajda u shpreh se gratë shtatzënë janë disi më të diskriminuara pasi hasin vështirësi për të gjetur një punë apo që shtatzënia shërben si një arsye për ta hequr nga puna.

“Shtatzënia shërben shpesh herë për të mos e marrë një grua në punë ose si arsye për ta hequr një grua nga puna. Por lidhur me këtë ka një ndërgjegjësim si në privat ashtu dhe në publik dhe në pjesën më të madhe mundohen ta respektojnë pjesën e shtatzënisë por shohim një padituri dhe injorancë shumë të madhe në njohjen e ligjit lidhur me mëmësinë dhe shohim që punëdhënësi të mos e marrë parasysh këtë”, u shpreh Robert Gajda.

I pyetur nga gazetarja Matilda Mcini nëse ka njerëz të cilët ndjehen të diskriminuar, komisioneri Gajda tha se njerëzit me aftësi të kufizuar janë ato të cilët ndjehen më së shumti të diskriminuar. Ai u shpreh gjithashtu se vështirësitë që ato kanë në infrastruktur, në arsim, në formim etj e bën vendin si një nga vendet më të diskriminurara për sa i përket njerëzve me aftësi të kufizuar.

Ankesat janë në trend rritës nga viti në vit dhe na vjen mirë sepse do të thotë se sjelljet diskriminuese ekspozohen më shumë, por patjetër ka dhe shkaqe të tjera për shembull aftësia e kufizuar mbetet një nga shkaqet më të pretenduara rezultojmë si një nga vendet diskriminuese për sa i përket personave me aftësi të kufizuar pasi nuk garantojmë minimalisht asnjë lëvizje të lirë për këto persona pasi e kanë të nevojshme të lëvizin gjithmonë të shoqëruar akoma nuk janë të aksesueshme rrugët, ndërtesat publike, shkollat dhe po flasim vetëm mos aksesin në infrastruktur, por edhe për sa i përket informacionit ato nuk kanë akses informimi por edhe aspekte të tjera që lidhen me arsimin dhe për rrjedhoje ka shumë ankesa që ndjehen të diskriminuar dhe e shohim shumë të nevojshme që nga ana e shtetit shqiptar duhet të vendos prioritet aftësia e kufizuar”, tha Gajda.

/rtsh.al/