RTSH 24 Live

Rajon

Përfundon takimi Kurti- Vuçiç

18/03/2023

Përfundon takimi Kurti- Vuçiç

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër, sapo ka përfunduar njofton zëdhënësi i BE Peter Stano në Twitter.  Zoti Borrel  do të informojë së shpejti për rezultatin në një konferencë shtypi.

Burime të brendshme bëjnë të ditur se palët kanë diskutuar rreth planit të zbatimit të propozimit europian, për të cilat u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel. 

Vuçiç e Kurti  i thanë "po" muajin e kaluar planit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve Borrel e Lajçak, fillimisht me Vuçiçin e më pas me Kurtin. Ato kanë nisur pak pas orës 10 të mëngjesit për të përfunduar pas 12 orësh.

 

/ rtsh.al /