RTSH 24 Live

Kronika

Përfundon mbledhja e KAS, nuk ndryshon rezultati në Durrës

26/05/2021

Përfundon mbledhja e KAS, nuk ndryshon rezultati në Durrës

Përfundon mbledhja në KAS, lidhur me qarkun e Durrësit. KAS ka vendosur ndryshimin e tabelës përmbledhëse të zonës zgjedhore, sipas rezultatit të rinumërimit. Nga rinumërimi LSi doli minus një votë, PD-së i zbriten 38 vota, ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Nga 108 kuti të rinumëruara, LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për t’i marrë mandatin PS.

“KAS, në përfundim të ankesave, ka vendosur ndryshimin e vendimit dhe miratimin e tabelës përmbledhëse  të zonës zgjedhore Durrës, sipas rezultatit të dalë nga rinumërimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.