RTSH 24 Live

Aktualitet

Përfitoi nga amnistia, zgjat shumë pak liria për Sokol Sinomatin, arrestohet në Vlorë

25/04/2024

Përfitoi nga amnistia, zgjat shumë pak liria për Sokol Sinomatin, arrestohet në Vlorë

Ka zgjatur vetëm pak orë liria për Sokol Sinomatin, i cili u lirua nga burgu i Fushë Krujës të mërkurën (24 prill) pasi përfitoi nga amnistia. Sinomati, i njohur me nofkën “buzëderri” u arrestua mbrëmjen e djeshme në hyrje të Vlorës, pasi rezulton i dënuar në Itali me 12v ite burg për trafik lëndësh narkotike. Në momentin e arrestimit, Sinomati ka qenë në shoqërinë e vëllait.

Sokol Sinomati është babai i 22-vjeçarit të ndjerë, Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në Vlorë më 7 janar të këtij viti.

Vrasja e 22-vjeçarit nuk është zbardhur ende, teksa Policia ka vendosur një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që mund të japë informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

/rtsh.al/