RTSH 24 Live

Aktualitet

FOTOT- Aksident në aksin rrugor Morinë- Kukës, një automjet përplaset me barrierat mbrojtëse

04/05/2024

FOTOT- Aksident në aksin rrugor Morinë- Kukës, një automjet përplaset me barrierat mbrojtëse
Foto nga vendngjarja

Në aksin rrugor Morinë- Kukës, një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse, pranë pikës doganore të Morinit. I plagosuri është nisur drejt spitalit rajonal Kukës, ku, si pasojë e përplasjes, ka marrë disa lëndime në gjymtyrët e poshtme. Policia rrugore është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.