RTSH 24 Live

Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën drejtuesi

04/05/2024

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia e Shteti ka njoftuar se në zonën e Bërxullës, në drejtim të Rinasit, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në Lanë.

Për pasojë, drejtuesi ka humbur jetën në  vend.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën” shkruhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

/rtsh.al