RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e Gëzim Sinomatit, Policia: 30 mijë euro për çdo informacion që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve

13/01/2024

Vrasja e Gëzim Sinomatit, Policia: 30 mijë euro për çdo informacion që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon vrasjes së 23 vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë.

Në një njoftim të minutave të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës (DVP), mësohet se ofrohet 30 mijë euro për këdo që mund të japë informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomati, 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj”, shkruhet në njoftim.

Në këtë kuadër,  DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

/rtsh.al/