RTSH 24 Live

Film

Përcillet për në banesën e fundit regjisori Kristaq Mitro

08/04/2023

Përcillet për në banesën e fundit regjisori Kristaq Mitro

Kinematografia shqiptare përcolli me dhimbje për në banesën e fundit regjisorin Kristaq Mitro.

Ai u shua në moshën 77-vjeçare, pasi la një pasuri të madhe pas për popullin shqiptar, filma  që bënë epokë në kinemanë shqiptare, prekën shpirtin e popullit dhe kanë mbetur në kujtesën kolektive. 

Tituj nga më të dashurit "Tokë e përgjakur" (1976), "Dimri i fundit" (1976), "Liri a vdekje" (1979), "Nusja dhe shtetrrethimi" (1978), "Në prag të lirisë" (1981) "Njeriu i mirë" (1982), "Apasionata" (1983), "Duaje emrin tënd" (1984), "Telefoni i një mëngjesi" (1987), "Një djalë edhe një vajzë (1990), që janë në arkivën e kinamotgrafisë shqiptare mbajnë firmën e Kristaq Mitros. 

Për të nderuar emrin që la, familjarët, miqtë, kolegët nderimet e fundit ia bënë në Universitetin e Arteve, aty ku punoi si pedagog në vitet e fundit të karrierës së tij. 

/ rtsh.al /