RTSH 24 Live

Botë

Pengjet izraelite, reagojnë familjet e tyre: Tel Avivi të na kthejë të afërmit, të mos zgjedhë luftën

27/04/2024

Pengjet izraelite, reagojnë familjet e tyre: Tel Avivi të na kthejë të afërmit, të mos zgjedhë luftën

Pas publikimit të videos së dy robërve, kanë reaguar familjet e tyre dukë thënë se qeveria duhet të zgjedhë: pengjet ose luftën.

Pasi Hamasi publikoi një video të dy pengjeve në Rripin e Gazës, familjet e robërve thonë se qeveria duhet të zgjedhë midis pengjeve ose luftës.

Në një deklaratë për mediat, familjet akuzojnë se presioni ushtarak, për të cilin qeveria ka thënë se do të sillte të afërmit e tyre në shtëpi, ka dështuar.

Shteti i Izraelit duhet të zgjedhë: pengjet ose luftën. Hyrja në Rafah do të sjellë më shumë pengje të vrarë, ose vdekjen e tyre në luftë. Hyrja në Rafah do të jetë fatale për jetën e pengjeve. Izraeli duhet të zgjedhë të kthejë pengjet”, thuhet në deklaratë.

Familjet i bëjnë gjithashtu thirrje ministrit të Kabinetit të Luftës Benny Gantz dhe vëzhguesit Gadi Eisenkot që të punojnë për të zëvendësuar kryeministrin Benjamin Netanyahu, pasi përpjekjet e tyre për të ndikuar në qeveri për të arritur një marrëveshje deri më tani kanë dështuar.

/rtsh.al/