Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, gjatë fjalës në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti 2025, deklaroi se në Shqipëri çmimet janë më të larta në krahasim me rajonin.
Sipas saj, në vendin tonë, nëse ke një sipërmarrje dhe ke një biznes të vogël, duhet paguar TVSH 20 për qind, por nëse ke një biznes të madh ke përjashtim special.
“Filozofia e kësaj qeverie është që ti marrë të voglit dhe t’ia falë të madhit, oligarkëve. Askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka shkaktuar vendit. Është krijuar një situatë e paprecedentë me buxhetin. Dëgjuam për rritjen ekonomike, po a e ndjejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? A ndjejnë pensionistët këtë rritje? A e ndjejnë bujqit? Sektori i bujqësisë është sot 18% i Produktit të Brendshëm Bruto dhe nga vitit 2021 është me rënie. Çmimet në Shqipëri janë më të larta në krahasim me rajonin. Bujqësia dhe Turizmi nuk po reflekton. Bujqësia ka shumë të punësuar dhe në vendet e tjera ky sektor jep më shumë. Përgjigjja që kanë kërkuar shqiptarët në 12 vite nuk do të vijë as me këtë buxhet’, tha ajo.
/rtsh.al/