RTSH 24 Live

Politikë

PD kujton 20 shkurtin, Berisha: Statuja e Enver Hoxhës u zvarrit si shenjë hakmarrje

20/02/2025

PD kujton 20 shkurtin, Berisha: Statuja e Enver Hoxhës u zvarrit si shenjë hakmarrje

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin përkujtimor të ‘Lëvizjes Dhjetor ’90’, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të 91-it, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se statuja e tij u zvarrit nëpër kryeqytet si shenjë hakmarrje.

Berisha tha se ka pasur një debat për caktimin e 20 shkurtit si Dita e Kujtesës Kombëtare, por ajo ditë sipas tij është shpallur zyrtarisht në nderim të vuajtjeve, të sakrificave, marterizimit të të përndjekurve politikë në Shqipëri.

Kreu i PD-së vlerësoi veçanërisht rolin e demokratëve për shmangien e konfliktit civil me forcat e regjimit.

Kjo ditë është shpallur zyrtarisht edhe dita e kujtesës kombëtare, e nderimit të vuajtjeve, të sakrificave, marterizimit të të përndjekurve politikë në Shqipëri. Mirëpo, forcat demokratike nuk u tërhoqën. Ato kanë një meritë të madhe, sepse nuk ranë në lojën e një konflikti civil. Bënë gjithçka dhe shmangën një konflikt civil, por nga ana tjetër bllokuan të gjitha përpjekjet për rikthimin e diktatorit në piedestalin e tij dhe rivendosjen e kultit”, tha Berisha.

Gazetare: Jonela Sagajeva      

/rtsh.al/