RTSH 24 Live

Politikë

PD i hap rrugën primareve nga fillimi i marsit, Kryesia diskuton për udhëzuesin

5 orë para

PD i hap rrugën primareve nga fillimi i marsit, Kryesia diskuton për udhëzuesin

Kryesia e Partisë Demokratike i hap rrugën mbajtjes së primareve.

Anëtarët e kryesisë, në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, diskutuan udhëzuesin e hartuar nga ekspertet ligjorë të selisë blu, përmes të cilit do të përcaktohet mënyra e votimit të anëtarësisë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Burimet i thanë RTSH-së se Partia Demokratike ka parashikuar që koha e mbajtjes së primareve të jetë në fillim të muajit mars.

Anëtarët e PD-së do të kenë të drejtë të votojnë vetëm për një kandidat të preferuar.

Megjithatë do të jetë Këshilli Kombëtar, si forumi më i lartë i Partisë Demokratike, i cili do të miratojë udhëzuesin përfundimtar dhe mënyrën si do të votojnë anëtarët në qarqe të ndryshme.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/