RTSH 24 Live

Politikë

PD depoziton në Kuvend projektligjin për ndarjen territoriale, Çupi: Mbron interesat e qytetarëve

05/10/2022

PD depoziton në Kuvend projektligjin për ndarjen territoriale, Çupi: Mbron interesat e qytetarëve

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimet në ndarjen territoriale. Në një deklaratë për media, deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar se projektligji i propozuar nga PD përfaqëson interesat e qytetarëve. Partia Demokratike propozon që harta e re territoriale e Shqipërisë duhet të ndahet në 94 bashki, ndërsa kërkon heqjen e qarqeve dhe ndarjen e vendit në rajone.

Ka qenë një punë voluminoze dhe sot depozituam projektligjin për miratim. Jemi munduar që çdo propozim i qytetarëve të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 numrin total që janë kërkuar gjatë konsultimeve me qytetarët në të gjithë vendin. Kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit. Kemi dorëzuar interesat e qytetarëve. Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve sepse ata janë të interesuar për t’u shkuar shërbimet publike më pranë.

Ky projektligj është në interes të qytetarëve shqiptarë. Ishte një komision i ngritur me konsesusin e partive politike. Sepse tashmë në 8 vite nga viti 2015 është treguar që kjo reformë e miratuar pa konsultim të gjerë qytetar shkoi drejt dështimit.

Ne kemi dëgjuar target grupet e ndryshme që njohin mirë reformën zgjedhore dhe ne sot kemi një reformë pothuajse të dështuar. Uroj t’i thërrasin logjikës deputetët e PS dhe të miratojmë një reformë për qytetarët shqiptarë”, tha Çupi.

/rtsh.al/