Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim për 73 deputetë të Partisë Socialiste, mes të cilëve edhe Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Elisa Spiropali, Taulant Balla, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Ogerta Manasterliu, Anila Denaj, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi, e Bledar Çuçi.
Sikurse thuhet në kallëzimin e demokratëve, socialistët kanë penguar ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke konsumuar kështu 2 vepra penale, atë të "Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” dhe "Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.
Sipas demokratëve, socialistëve jo vetëm injoruan vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka, por mbrojtën, sikurse thonë ata, një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Kryeministrit Edi Rama. Grupi parlamentar demokrat thekson se shoqëria tregtare në pronësi të bashkëshortit të Olta Xhaçës, Artan Gaçi ka përfituar të drejta pasurore nga pasuri të shtetit.
Kallëzimi i plotë:
REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Tiranë, më 01.10.2024
REFERIM
I VEPRAVE PENALE TË "PENGIMIT TË EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE TË GJYKATËS” DHE "MOSEKZEKUTIMIT PA SHKAQE TË PËRLIGJURA TË VENDIMIT TË GJYKATËS", TË KRYERA NË BASHKËPUNIM, PARASHKUAR NË NENET 25, 320 DHE 320/a TË KODIT PENAL DHE NENI 81 I LIGJIT NR. 8577, DATË 10.02.2000 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR
KUNDËR:
NJË GRUPI DEPUTETËSH TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË, ANËTARË TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË SOCIALISTE:
(Edi Rama, 60 vjec, banues në Surrel-Tiranë; Elisa Spiropali, 41 vjec, banuese në Tiranë; Belinda Balluku, 50 vjec, banuese në Tiranë; Taulant Balla, 47 vjec, banues në Tiranë; Ulsi Manja, 50 vjec, banues në Tiranë; Ogerta Manasterliu, 45 vjec, banuese në Tiranë; Anila Denaj, 51 vjec, banuese në Tiranë: Mirela Furxhi (Kumbaro), 58 vjec, banuese në Tiranë; Niko Peleshi, 54 vjec, banues në Tiranë; Bledar Cuci, 54 vjec, banues në Tiranë: Mirela Pitushi, 50 vjec, banuese në Fier; Eduard Shalsi, 56 vjec, banues në Tiranë; Klodiana Spahiu, 51 vjec, banese në Durrës; Paulin Sterkaj, 63 vjec, banues në Koplik; Luan Duzha, 58 vjec, banues në Cërrik; Etilda Gjonaj, 43 vjec, banues në Tiranë; Erion Brace, 52 vjec, banues në Tiranë; Blendi Klosi, 53 vjec, banues në Tiranë; Etjen Xhafaj, 42 vjec, banues Desantila Tahiraj, 52 vjec, banuese në Elbasan: Shkëlqim Bullari, 55 vjec, banues në Cërrik; Aurora Mara, 46 vjec, banuese në Mat; Eduard Ndreca, 41 vjec, banues në Lezhë; Evis Kushi, 49 vjec, banuese në Elbasan; Plarent Ndreca, 47 vjec, 63 vjec, banues në Tiranë; Pranvera Resulaj, 50 vjec, banuese në Vlorë; Niko Kuri,
në Tiranë; Pandeli Majko, 57 vjec, banues në Tiranë; Lindita Buxheli, 58 vjec, banuese në Lushnje; Hatixhe Konomi, 46 vjec, banuese në Berat; Fatmir Xhafaj,
65 vjec, banues në Tiranë; Klotilda Bushka, 45 vjec, banuese në Tiranë; Vullnet Sinaj, 59 vjec, banues në Tiranë; Saimir Hasalla, 37 vjec, banues në Peqin;
banues në Tiranë; Antoneta Dhima, 54 vjec, banuese në Fier; Edona Bilali, 35 vjec, banuese në Shkodër, Blerina Gjylameti, 44 vjec, banuese në Tiranë; Petro Koci, 63 vjeç, banues në Tiuranë; Pranvera Resu;aj 50-vjeç, banuese në Vlorë, Niko Kuri, 56 vjec, banues në Sarandë; Nasip Naco, 63 vjec, banues në Tiranë, Luljeta Bozo, 82 vjec, banuese në Tiranë; Alban Xhelili, 52 vjec, banues në Durrës; Shpresa Marnoj, 40 vjec, banuese në Mirëditë; Toni Gogu, 52 vjec, banues në Tiranë; Orlando Rakipi, 30 vjec, banues në Tiranë; Mimi Kodheli, 60 vjec, banuese në Tiranë; Gledis Celiku, 41 vjec, banues në Shkodër, Bardhyl Kollcaku, 57 vjec, banues në Berat; Frrok Gjini, 64 vjeç, banues në Shkodër, Ermonela Valikaj, 48 vjec, banuese në Tiranë; Laert Duraj, 52 vjec, banues në Tiranë; Xhemal Qefalia, 61 vjec, banues në Tiranë; Lavdrim Krrashi, 55 vjec, banues në Tiranë; Anduel Tahiraj, 40 vjec, banues në Vlorë; Ilir Metaj, 51 vjec, banues në Vlorë; Gertjan Deda, 36 vjec, banues në Kamëz; Tatiana Piro, 66 vjec, banuese në Lushnje; Klevis Xhoxhi, 46 vjec, banues në Elbasan; Gerta Duraku, 40 vjec, banuese në Tiranë; Arkend Balla, 39 vjec, banues në Durrës; Ilir Topi, 54 vjec, banues në Devoll; Enslemvera Zake, 43 vjec, banuese në Korcë; Teuta Ramaj, 42 vjec, banuese në Vlorë; Baftjan Zeqaj, 63 vjec, banues në Fier, Milva Ikonomi, 62 vjec, banuese në Tiranë; Ilir Ndraxhi, 60 vjec, banues në Shijak; Lindita Nikolla, 58 vjec, banuese në Tiranë; Ismet Beqiraj, 66 vjec, banues në Mallakastër; Fadil Nasufi, 66 vjec, banues në Berat; Bujar Cela, 64 vjec, banues në Lushnje; Arben Pëllumbi, 59 vjec, banues në Tiranë; Damian Gjiknuri, 52 vjec, banues në Tiranë; Florenc Spaho, 40 vjec, banues në Elbasan; Ilirian Pendavinji, 53 vjec, banues në Korcë; Denis Deliu, 38 vjec, banues në Krujë.)
DREJTUAR:
PROKURORISË POSAÇME KUNDËR SË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
I nderuar Drejtues i Prokurorisë së Posaçme,
Në datën 20.06.2022 një grup prej 14 deputetësh të pakicës parlamentare, në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, i është drejtuar Kuvendit me mocion, sipas nenit 70, pika 4, të Kushtetutës, për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, për shkak se kjo e fundit ushtron funksionin e deputetes në kundërshtim me nenin 70, pikat 2 dhe 3, të Kushtetutës, sepse shoqëria tregtare në pronësi të bashkëshortit të saj dhe, për rrjedhojë, edhe të deputetes në fjalë, ka përfituar të drejta pasurore nga pasuri të shtetit. Me një vendim antikushtetues dhe synimin për t'i dhënë mbrojtje politike një prej bashkëpunëtoreve më të afërta asokohe të Kryeministrit Edi Rama¹, Kuvendi më datë 17.11.2022 vendosi të mos dërgonte mocionin e deputetëve të opozitës për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Znj. Olta Xhaçka mbante detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme!
/rtsh.al/