RTSH 24 Live

Aktualitet

Pazari i Korçës, zona e magazinave mes baltës e gropave

04/01/2021

Pazari i Korçës, zona e magazinave mes baltës e gropave

Kjo rrugë ndodhet në afërsi të pazarit të Korçës, në zonën e magazinave. Megjithëse nuk është larg qendrës së qytetit, e gjithë kjo zonë nuk ka asnjë lidhje me standardet e krijuara në qytet, por të kujton një zonë të harruar e të lënë pas dore. Kjo për shkak të baltës e gropave, të cilat në këto ditë rreshjesh janë edhe më problem. Në këtë zonë përveç magazinave të shitjes me pakicë e shumice, ka edhe mjaft tregtarë të cilët shesin fruta, perime e në disa raste edhe produkte bulmeti. Ata por edhe qytetarët shprehen se duhet ndërhyrje e menjëhershme në këtë zonë për sistemimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve: