RTSH 24 Live

Aktualitet

Pastrimi i kanaleve nga reshjet, Muça: Po punojmë në zonën e Bleranit

20 orë para

Pastrimi i kanaleve nga reshjet, Muça: Po punojmë në zonën e Bleranit

Blerani prej vitesh është rrezikuar si shkak i bllokimit të kanaleve.

Këtë fillimvit, sektori i pastrimit të kanaleve në bashkinë e Shkodrës e nisi punën me këtë zonë.

Janë 1.400 metra linearë kanale kulluese që presin të pastrohen.

"Jemi një zonë problematike. Në këtë kanal mblidhen pothuajse të gjitha ujërat e kodrave. Para dy vjetësh rreth 13 familjen kishin probleme prej tij," thotë Muhamet Muça, përgjegjës në Drejtorinë e Bujqësisë në Shkodër.

Zyrtari apelon banorët e zonës që të ndihmojnë në pastrimin e kallameve dhe shkurreve, të cilat bllokojnë herë pas here kanalin kryesor.

"Kërkojmë nga banorët të bashkëpunojnë, të presin kallamat në zonat dhe bahçet e veta, pasi ky pastrim që po bëjmë është shumë i rëndësishëm," shpjegon z. Muça.

Në zonën e Bleranit po kryhen një sërë shërbimesh veç pastrimit të kanalit, si transporti i mbetjeve dhe sistemimi i barrierave mbrojtëse.

Më pas puna do të vijojë në zona të tjera problematike, si Muriqani dhe Dajti. 

/rtsh.al/