RTSH 24 Live

Sociale

Pasioni për teknologjinë - Historia e 17 vjeçarit që i përkushtohet krijimit të robotëve

25/02/2024

Pasioni për teknologjinë - Historia e 17 vjeçarit që i përkushtohet krijimit të robotëve

Pasioni për teknologjinë i lindi nga dëshira e madhe për të luajtur video game, dhe dalëngadalë u zhvillua me tej, duke zbuluar gjithnjë e më 17 vjeçari Juris Koçerri prej 3 vitesh frekuenton Qendrën Tumo, ku i është dhënë mundësia të përparojë në njohuritë e tij.

Sëbashku me 5 shokët e shkollës Juri është fitues i çmimit të parë të një prej punëve më të mira, të makinës Rover, makinë hapësinore kjo që dërgohet në hënë apo mars për të fotografuar vende apo planete ku njeriu nuk shkon dot.

Por 17-vjeçari njëkohësisht është pretendent edhe për një tjetër çmim të parë, të një pune që i ka marrë shumë kohë e mund atij të robotit me inteligjencë artificiale, ku vetë i riu ka realizuar programimin e tij.

Por veç teknologjisë, një pasion i madh i Jurit është edhe muzika. Një pjesë të mirë të kohës së lirë ja merr kitarja e tij, me të cilën nuk heziton të performojë edhe për ne.

I vendosur mes 2 pasioneve të mëdha, Juri thotë se për të ardhmen e tij do të zgjedhë një profesion që do të anojë më shumë nga informatika, por patjetër duke vijuar të zhvillojë pasionin e tij për muzikën.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/