Ndue Ruci është rritur duke dëgjuar emisonet e Radio Tiranës.
Dalëngadalë ajo u kthye në pasionin e tij më të madh.
Kufizimet në shikim e bënë më të fortë lidhjen me radion.
Kur pas përfundimit të studimeve të larta ju ofrua një vend pune në Radio Tirana, Ndue Ruci nuk hezitoi të pranonte.
Dëgjimi i vëmendshëm dhe puna e tij e përditshme si monitorues i programeve në Radio Tirana e ka mësuar ti njohë e ti kuptojë më shumë njërzit
Radio e tij e dorës e shoqëron kudo madje edhe kur lëviz në koridore për të takuar kolegë për të diskutuar për punën.
Punësimi është i rëndësishëm për të gjithë, por akoma më shumë për personat me aftësi ndryshe.
Numri i personave rezulton të jetë ende i ulët përkundrejt angazhimit të bërë përmes ligjit për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Gazetare Keti Toroveci
/ rtsh /