RTSH 24 Live

Botë

Pas Gjermanisë, tërhiqet dhe SHBA! Biden: Nuk dërgojmë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë

31/01/2023

Pas Gjermanisë, tërhiqet dhe SHBA! Biden: Nuk dërgojmë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë

Pas Gjermanisë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga zyrtarët ukrainas për mbështetje ajrore.

Në një komunikim me mediat të hënën, Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se nuk do sigurojë avionë F-16 për Ukrainën.  Biden ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur lutjet e Ukrainës për avionët, duke u fokusuar në sigurimin e mbështetjes ushtarake në fusha të tjera. Komenti i tij vjen një ditë pasi udhëheqësi gjerman përjashtoi gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë.

Ukraina ka thënë se i duhen avionët për të marrë kontrollin e hapësirës së saj ajrore në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë. F-16, Fighting Falcons, konsiderohen gjerësisht si një nga avionët luftarakë më të besueshëm në botë dhe përdoren nga vende të tjera, si Belgjika dhe Pakistani.

Ata do të ishin një përmirësim i rëndësishëm për avionët luftarakë të epokës sovjetike që përdor aktualisht Ukraina, të cilët u bënë përpara se vendi të shpallte pavarësinë nga BRSS më shumë se 30 vjet më parë.

SHBA njoftoi javën e kaluar se do të furnizonte Kievin me 31 tanke Abrams, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania gjithashtu premtuan mbështetje të ngjashme.

/rtsh.al/