RTSH 24 Live

Politikë

Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Reformat transformuese u njohën

17/04/2024

Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Reformat transformuese u njohën

Pas 29 vjetësh, Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës. Vendimi është marrë këtë të mërkurë (17 prill) me votë unanime nga Asambleja Parlamentare.

Ministri i jashtëm, Igli Hasani ka reaguar përmes një postim në rrjetet sociale, duke e konsideruar lajmin si konfirmim për njohjen e “reformave transformuese” në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Hasani thekson se vendi ynë do të vijojë në mënyrë “të palëkundur” angazhimin ndaj standardeve të Këshillit të Evropës.

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan Hasani.

Këshilli i Europës ka vlerësuar progresin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve, me kryefjalë reformën në drejtësi.  Raporti gjithashtu ka vlerësuar trajtimin e minoriteteve në vend dhe grupeve vulnerabël, por pa harruar edhe përparimin në demokraci.

Votimi nga Asambleja Parlamentare 

/rtsh.al/