RTSH 24 Live

Politikë

Rama nga Buni i Bajraktarit: Mbështetje për agroturizmin, fuqizojmë ekonomikë

30/04/2024

Rama nga Buni i Bajraktarit: Mbështetje për agroturizmin, fuqizojmë ekonomikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një videomesazh nga Buni i Bajraktarit, ku ka garantuar se mbështetja e qeverisë për investime nuk do të mungojë.

Rama shoqërohej nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet beci.

Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata që kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion evropian turistik për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male, e cila do hapë rrugë  atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe kanë kursyer e kursejnë që kursimet ti investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur hallet e pafundme të zinxhirit të pronave e pa pasur nevojë të kalojë në procedura që kërkojnë firmat e të gjithëve, me një mbështetje të fuqishme qoftë për dhënien e lejeve e për të ndërtuar agroturizmat, dhe për t’i dhënë mundësi ekonomisë të fuqizohet edhe më shumë falë turizmit e milionë turistëve”, tha Rama teksa bëri me dije se qeveria ka një plan ambicioz për Shkodrën, por nuk ka zbuluar detaje.

/rtsh.al/