RTSH 24 Live

Kosovë

Parulla ekstremiste në veri - Prokuroria e Kosovës nis hetimet për përhapje të urrejtjes

12/02/2024

Parulla ekstremiste në veri - Prokuroria e Kosovës nis hetimet për përhapje të urrejtjes

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë shfaqur grafitë të reja me mesazhe për nxitje të urrejtjes, të dyshuara se janë shkruar nga anëtarë të organizative serbe “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”  të shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës në qershor të vitit të kaluar.

Prokuroria ka nisur hetimet rreth parullave ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Policia ka njoftuar se grafitë të tilla janë gjetur në zona të ndryshme të komunave veriore Zubin Potok, Zveçan, Leposaviç dhe Mitrovicë e Veriut. 

Shkrimet e reja ekstremiste janë shfaqur në veri të Kosovës, në kohën kur serbët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e denarit nga qarkullimi dhe përdorimin e euros, si valutën e vetme për kryerje të pagesave.

Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, gjatë një vizite në fillim të muajit në Mitrovicën e Veriut u shpreh se Sveçla se aktorët e akteve të tilla do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë.

Gazetare: Vjollca Zharri   

RTSH