RTSH 24 Live

Politikë

Partitë politike do marrin 20 milionë lekë më shumë. Arsyeja, fushata në diasporë

28/01/2025

Partitë politike do marrin 20 milionë lekë më shumë. Arsyeja, fushata në diasporë

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 milionë lekë, që do t’iu shpërndahet partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Fondi është rritur me 20 milionë lekë për shkak të angazhimit të partive me votën e diasporës.

"Në këto zgjedhje, partitë politike po shpenzojnë dhe meqenëse kemi edhe diasporën, dhe kemi parë eksponentë politikë të gjithë krahëve që të vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë, a jemi dakord që ta rrisim nga 1,3 në 1,5?" shtroi pyetjen kryetari Eduart Shalsi.

Në zgjedhjet e vitit 2021, fondi i miratuar ka qenë 130 milionë lekë.

Ky fond do u shkojë gjithë partive që në zgjedhjet e fundit kanë arritur të fitojnë 1 për qind të votave në të gjithë territorin e vendit.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/