Parlamenti i Bullgarisë miratoi të enjten kabinetin e udhëhequr nga ish-kryeparlamentari Rossen Zhelyazkov, duke i dhënë fund negociatave disamujore për formimin e një qeverie koalicioni.
Partia GERB e qendrës së djathtë doli e para pas zgjedhjeve të parakohshme në tetor, të shtatat të mbajtura në Bullgari në katër vjet, por i është dashur të zhvillojë bisedime të ashpra me partitë e tjera politike për të formuar një qeveri.
125 ligjvënës në legjislaturën prej 240 vendesh miratuan kabinetin e Zhelyazkov ditën e enjte.
Partnerët e koalicionit të GERB janë Partia Socialiste Bullgare (S&D) dhe Ka Popull, i udhëhequr nga ish-prezantuesi Slavi Trifonov. Tre forcat së bashku numërojnë më pak se 121 deputetët e nevojshëm për shumicën, por partia e Ahmed Doganit, e cila përfaqëson pakicën etnike turke, tha se do e mbështesë koalicionin pa qenë pjesë e tij.
"Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt, që do të zbatojë politika në mbështetje të sundimit demokratik të ligjit, konkurrencën në ekonomi, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve," i tha Zhelyazkov parlamentit përpara votimit.
Zhelyazkov u zotua se qeveria e tij do ta ndihmojë vendin të hyjë në eurozonë.
Të gjitha partitë e tjera do të jenë në opozitë. /Euractiv
/rtsh.al/