RTSH 24 Live

Aktualitet

Parku arkeologjik i Antigonesë, pranvera shton numrin e vizitorëve vendas e të huaj

16 orë para

Parku arkeologjik i Antigonesë, pranvera shton numrin e vizitorëve vendas e të huaj

Si çdo vit, edhe këtë pranverë grupet e vizitorëve vendas dhe të huaj kanë nisur të vizitojnë destinacionet turistike të Luginës së Drinos, ndër to edhe parkun arkeologjik të Antigonesë.

Vizitueshmëria në këtë park ka filluar të rritet që prej ditëve të para të janarit.

Që prej fillimit të vitit, ky sit arkeologjik është vizituar nga më shumë se 300 turiste, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të vazhduar këtë trend të rritjes së vizitorëve, në parkun arkeologjik të Antigonesë  gjatë muajve në vijim do të realizohen një sërë aktivitetesh.

Po ashtu, tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për mirëmbajtjen e ambientit dhe përmirësimin e sinjalistikës informuese.

Ndërsa në të janë  krijuar edhe  sheshe për pushim dhe mundësi për piknik në natyrë, për të bërë përvojën e vizitorëve më të këndshme dhe të plotë.

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/