Parisi është bërë kryeqyteti i parë në Europë ku ndalohet plotësisht përdorimi i skuterëve elektrike me qera, pasi kjo lëvizje mori mbështetjen e shumicë së 7.5 përqind banorëve që votuan në një referendum që u mbajt në muajin prill.
Pesë vite më parë, Parisi ishte një ndër të parët kryeqytete europiane që miratuan përdorimin e këtyre mjeteve elektrike.
Por 3 humbje jetësh dhe 459 lëndime të pësuara nga këta skuterë vetëm vitin që shkoi, iu dha shtysë zërave që ata të shpalleshin të jashtëligjshëm.
Kryebashkiakja e parisit Anne Hidalgo, e cila u bë një zë i fuqishëm kundër këtyre pajisjeve, tha se nxjerrja e tyre nga qarkullimi do të ulte ndjeshëm problemet në qarkullimin rrugor.
E ndërsa më parë kishin shprehur shpresën për një ndryshim vendimi në minutën e fundit, tre kompanitë që kanë licensa për të dhënë me qera skutera elektrikë në Paris, u shprehën për mediat e huaja se kishin hequr nga qarkullimit flotën e tyre që në total përbëhej prej 15 mijë skuterash.
Vëmendja e tyre tashmë do të përqëndrohet tek biçikletat elektrike, të cilat deri tani nuk janë bërë subjekt diskutimi për rrezikshmëri.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /