Franca ndan dhimbjen me popullin gjerman, shkroi në X presidenti francez, Emmanuel Macron për ngjarjen e Magdeburgut.
”Thellësisht i tronditur nga ky tmerr”, shtoi ai.
”Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë”, thekson ai.
Të paktën dy persona – një i rritur dhe një fëmijë i vogël – u vranë në sulmin e dyshuar të përplasjes me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi kryeministri i landit të Saksoni-Anhalt.
Raportohet se ka të paktën edhe midis 60 dhe 80 të plagosur.
Magdeburgu është rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.
Policia arrestoi drejtuesin e makinës.
”I dyshuari i arrestuar ka lindur në vitin 1974 në Arabinë Saudite dhe punonte si mjek”, sipas ”Die Welt”.
/ rtsh.al /