RTSH 24 Live

Europë

Polonia regjistron rreth një milion refugjatë lufte nga Ukraina

7 orë para

Polonia regjistron rreth një milion refugjatë lufte nga Ukraina

Mbi 1,5 milionë qytetarë ukrainas jetojnë tani në Poloninë fqinje, gati tre vjet pasi filloi lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Rreth 988 000 prej tyre u regjistruan si refugjatë lufte me status të përkohshëm mbrojtjeje.

”Ka pasur një rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme të këtij numri që nga qershori”, thanë zyrtarët.

Nga ukrainasit që mbërritën në Poloni pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt 2022, 20% planifikojnë të qëndrojnë atje përgjithmonë.

Rreth 28% thanë se tani kishin njohuri të mira të polonishtes.

Gjysma e ukrainasve që jetonin tashmë në Poloni para shpërthimit të luftës po mendojnë të qëndrojnë atje përgjithmonë dhe më shumë se dy të tretat thonë se kanë njohuri të mira të polonishtes.

Ministria e Brendshme polake thotë se në mesin e refugjatëve të luftës, të ardhurat nga puna e tyre përfaqësojnë mesatarisht 76% të të ardhurave të tyre totale.

/ rtsh.al /