Të paktën 2 person ka humbur jetën në Gjermani, pasi një makinë përplasi një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh.
Ngjarja u regjistrua në qytetin Magdeburg të Gjermanisë lindore, ku kanë mbetur të plagosur 68 persona, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Shoferi i makinës, një 50 vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, u arrestua. Ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek, por nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi.
Kujtojmë se më 19 dhjetor 2016 në Berlin, një ekstremist islamik u fut me kamion përmes një turme në tregun e Krishtlindjeve, duke lënë 13 persona të vdekur dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmuesi u vra ditë më vonë në një shkëmbim zjarri në Itali.
/rtsh.al/