RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditën e shtunë

20/05/2022

Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditën e shtunë
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Rrymat ajrore të freskëta nga europa lindore po ndikojnë gjatë ditës së sotme ballkanin verior dhe vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave të mëngjesit.

E Premte 20 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/24°C
Zona e ulët          7/28°C
Zona bregdetare  10/26°C

Kosova, e Premte data 20 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 22°C -24°C .

E Shtunë 21 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri dhe reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      8/26°C
Zona e ulët          9/29°C
Zona bregdetare  12/27°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari