RTSH 24 Live

Sociale

Panairi i produkteve lokale në Vlorë, promovohet prodhimi vendas dhe ai arbëresh

14 orë para

Panairi i produkteve lokale në Vlorë, promovohet prodhimi vendas dhe ai arbëresh

Në Vlorë është organizuar një panair me synim promovimin jo vetëm të  produktet të vendit tonë por edhe të arbëreshëve.  Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin produkte të shumta,  nga varietetet e ndryshme të vajit të ullirit, deri tek  punimet e drurit. Artizanët dhe tregtarët shpjeguan vlerat e produkteve, ndërsa veçuan cilësinë dhe origjinën bio të tyre si dhe rëndësinë që kanë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e ka cilësuar  aktivitetin shumë  të rëndësishëm kjo jo vetëm për të treguar produktet më të mira Shqiptare por edhe ato qe vijnë nga Arbëreshët  duke krijuar ura të forta tregtare.

“Ky është promovimi i vlerave, qoftë historike, kulturore mes familjes tonë shqiptare dhe arbëreshë dhe ku ta gjejmë që të gjithë vlonjatët që janë këtu edhe pse një panair modest të vijnë ta vizitojnë”, u shpreh Ermal Dredha, Kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Panairi vjen edhe në kuadër të festave të Nëntorit . Ai është frekuentuar jo vetëm nga qytetarët vlonjat por edhe të huaj.

/RTSH/