Lezha ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashist. Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteran të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
“Asnjë ngjarje, asnjë paragjykim nuk mund ta njollos luftën “Nacional Çlirimtare” e cila ishte në krahun e duhur të historisë”, u shpreh Pjerin Ndreu, Kryetari i bashkisë, Lezhë.
‘ne jemi i vetmi vend që kemi çliruar Lezhën dhe të gjithë Shqipërinë me djemtë dhe vajzat tona”, u shpreh Gjergj Prendi, Prefekt i qarkut, Lezhë.
I pranishëm ne këtë aktivitet Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja vlerësoi kontributin e veteraneve që u përfshinë në lufte për mbrojtjen atdheut.
“Dëshmorët që ne përkujtojmë sot meritojnë të gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë ndër breza sepse me jetën e tyre ata e renditën Shqipërinë në boshtin e shteteve fituese”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Veprimtaria e organizuar nga Bashkia për çlirimin e qytetit u përmbyll me pjesë muziko-letrare të interpretuar nga të rinjtë e shkollës së muzikës “Besëlidhja”.
/RTSH/