RTSH 24 Live

Politikë

Pak para konferencës me Vuçiç dhe Kovaçevski, Rama mesazh BE-së: Ne shqiptarët nuk dorëzohemi

23/06/2022

Pak para konferencës me Vuçiç dhe Kovaçevski, Rama mesazh BE-së: Ne shqiptarët nuk dorëzohemi

Kryeministri Edi Rama vijon të ‘dërgojë’ mesazhe të koduara kundrejt BE. Teksa publikon në rrjetin social Twitter foto nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel, Rama shkruan se do ishte shumë mirë nëse BE do të mbante premtimet e bëra për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që vijojnë të ‘mbahen peng’ nga vetoja bullgare.

Kreu i qeverisë deklaron se nuk do të dorëzohet dhe do vijojë punën për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të Bashkimit Evropian.

Vend i bukur, njerëz, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjino sa më e bukur mund të ishte sikur premtimet e bukura te pasoheshin nga dorëzimi i bukur... Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçvski do të dalin më vonë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë, ndryshe nga çfarë ishte lajmëruar, Presidenti francez Emmanuel Macron ka anuluar mbajtjen e konferencës për shtyp pas përfundimit të punimeve të Samitit.

/rtsh.al/