RTSH 24 Live

Politikë

Dalin pamje nga brenda Samitit të BE, Rama duke biseduar me Von der Leyen dhe Macron

23/06/2022

Dalin pamje nga brenda Samitit të BE, Rama duke biseduar me Von der Leyen dhe Macron
Kreyeministri Rama, Presidentja e KE dhe Presidenti francez

Në Bruksel është duke u zhvilluar Samiti i BE, ku do të vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Punimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme, teksa janë publikuar edhe pamje brenda Samitit.

Kryeministri Edi Rama shihet duke biseduar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron. Ndërkohë, ndryshe nga çfarë ishte lajmëruar, Presidenti francez ka anuluar mbajtjen e konferencës për shtyp pas përfundimit të punimeve të Samitit.

Shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë të vogla, ndërsa Bullgaria theksoi sot se nuk do të heqë veton e tyre, duke mbajtur peng të dy vendet.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se një përgjigje negative nga ky Samit nuk do të ishte befasi, ndërsa e ka konsideruar “turp” për Europën faktin që po dështojnë të zgjidhin çështjen e Bullgarisë.

/rtsh.al/

Pamjet e siguruar nga gazetarja Denada Shkodrani dhe operatori Ermal Kore