RTSH 24 Live

Aktualitet

Padisin njëri-tjetrin për dhunë, Princ Leka dhe ish bashkëshortja Elia Zaharia marrin urdhër mbrojtje

06/03/2024

Padisin njëri-tjetrin për dhunë, Princ Leka dhe ish bashkëshortja Elia Zaharia marrin urdhër mbrojtje

Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia kanë paditur në polici njëri-tjetrin për dhunë. Kallëzimi është bërë në komisariatin nr.1, ku Princ Leka ka kallëzuar ish bashkëshorten e tij Elia Zaharia dhe babanë e saj Gjergj Zaharia për ushtrim dhune. Të njëjtën padi ka bërë edhe Elia Zahari kundrejt Princ Lekës.

Sipas dëshmisë së Princ Lekës dhuna ndaj tij nga ish bashkëshortja dhe ish vjehrri kanë ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore pasditen e 5 marsit, ku ai kishte vajtur për të takuar vajzën e tij 3-vjeçar

Pas kallëzimit, të dy si Princ Leka dhe ish bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë pajisur me urdhër mbrojtje.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Leka Zogu, 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja Elia Zaharia, 42 vjeçe, dhe shtetasi Gjergj Zaharia, 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases Elia Zaharia e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi Leka Zogu. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Princ Leka dhe partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare, ndërsa zyrtarisht princi e konfirmoi divorcin më 15 janar. Fryt i dashurisë së tyre është vajza 3-vjeçare, e cila jeton me të ëmën.

Pas ndarjes nga aktorja, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

/rtsh.al/