RTSH 24 Live

Sociale

Pa kontrolle në kufi, si po funksionon marrëveshja Shqipëri-Kosovë në Qafë-Prush të Hasit

25/07/2024

Pa kontrolle në kufi, si po funksionon marrëveshja Shqipëri-Kosovë në Qafë-Prush të Hasit

Lehtësimi i kalimeve në këtë pikë kufitare vjen menjëherë mbas marrëveshjes së dy ministrave, atij të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas pikës së kufirit të Morinit zbatohet edhe në Qafë Morine dhe Qafë-Prush, kalimi pa kontrolle për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës.

Udhëtarët shprehen të kënaqur dhe të lirë për të shkuar tek familjarët e tyre, por edhe për arsye pune.

Pritet që kjo procedurë të aplikohet edhe në pikat e tjera kufitare.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/