RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani pritet nga Macroni në Francë: Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizimin e saj ndërkombëtar

19 orë para

Osmani pritet nga Macroni në Francë: Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizimin e saj ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në hapje të Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë, në kryeqytetin francez, Paris.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani, ka publikuar fotot së bashku me Macron, edhe Zonjën e Parë e Francës, Brigitte Macron, dhe Sekretaren e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiëabo.

“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, shkroi e para vendit.

Presidentja Osmani ka udhëtuar të enjten në Francë për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shtetërorë të Frankofonisë, me ftesë të presidentit Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, e para vendit do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

 

/rtsh.al/