RTSH 24 Live

Aktualitet

OSBE: Institucionet të krijojnë hapësira që media të funksionojë pa pengesa

18/09/2023

OSBE: Institucionet të krijojnë hapësira që media të funksionojë pa pengesa

Një media e pavarur krijon kushtet për një mjedis demokratik, infomon në mënyrë të paanshme publikun dhe i kërkon llogari klasës politike. Këto ishin disa nga mesazhet që u përcollën në forumin e medias të organizuar nga OSBE në Tiranë.

Kreu i presences së OSBE-së, u bëri thirrje institucioneve publike shqiptare që të krijojnë kushtet që media në vendin tone të fuksionojë pa pengesa. Për të nëntin vit radhazi, Prezenca e OSBE-së organizoi Forumin e Medias, me fokus sigurinë e gazetarëve dhe legjislacionin që prek mediat.

“Është thelbësore që mediave t’u ofrohen mjetet dhe politikat institucionale për t’i ndihmuar ato që të lundrojnë në një mënyrë të përgjegjshme edhe etike në sistemin e informacionit që ndryshon me shpejtësi. Në përputhje me parimet e OSBE-së, të cilat qeveria është angazhuar që t’I zbatojë si një nga 57 shtetet tona pjesëmarrëse, institucionet publike shqiptare duhet t’I krijojnë medias hapësirën e nevojshme që të funksionojë pa pengesa.“,- tha Brus Berton, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Gjithashtu, në forum iu kushtua vemendje dhe sfidave kryesore që lindin për shkak të përdorimit të zgjeruar të inteligjencës artificial dhe ndikimin e saj në media në ditët e sotme.

“Media e lirë dhe e pavarur është një shtyllë kyçe dhe thelbësore e demokracisë, prandaj një mjedis i shëndetëshëm i medias është thelbësor që të lulëzojë demokracia, të informohet publiku, por që edhe tu kërkohet llogari atyre në pushtet”- tha Luixhi Soreka, ambasador i BE-së në Tiranë. 

Gjatë Forumit u shpallën edhe tre fituesit e konkursit vjetor tëPrezencës së OSBE-së për verifikimin e fakteve, Arbjona Çibuku me artikullin “Pylli orbital iTiranës”, Esmeralda Cenollari me shkrimin për “Bajpasin eVlorës” dhe Ilda Koçi me shkrimin “Të gjitha rrugët e Shijakut të çojnë në Park, një faturë 40 milionë lekë për parkun që nuk ekziston!”.

/rtsh/