RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, koncerti me një program të larmishëm

12/04/2024

Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, koncerti me një program të larmishëm

Me një program të larmishëm e ndërthurje mes kompozitorëve shqiptarë dhe atyre botëror ka ardhur koncerti i radhës nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.

Dirigjentja Japoneze, Kanako Abe e cila ka dirigjuar në shumë vende të botës ka luajtur për herë të parë në Shqipëri me Orkestrën e RTSH.

Në pjesën e parë ka sjellë muzikë nga kompozitori i njohur Moxart, Uvertura nga Opera Flauti Magjik dhe Simfonia nr.38 në re maxhor ndërsa  në pjesën e dytë muzikë nga kompozitori i mirënjohur Feim Ibrahimi.

Pas shumë vitesh rikthehet të performojë me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar pianisti Redi Llupa, i cili ka performuar koncertin nr.2 të kompozitorit të njohur shqiptar, Feim Ibrahimi.

Koncerti ka sjellë emocion te publiku artdashës.

/rtsh/