RTSH 24 Live

Kulturë

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve

27/04/2024

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve

Turizmit kulturor po përjeton tendencën rritëse në sektorit të turizmit në tërësi, shkruan Monitor. 

Në muzeumet  Shqipërisë, numri i vizitorëve u rrit me 46% në vitin 2023 në raport me vitin paraardhës, ndërsa të ardhurat ishin mbi 3 milionë euro, përfshirë dhe parqet arkeologjike. E njëjta tendencë vijon edhe këtë vit. 

Në vend janë të paktën 12 muzeume si institucione kulturore publike, me vlera të ndryshme nga njëri-tjetri. 

Ministria ende e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vlerëson se duhet të hidhen disa hapa për të maksimizuar përfitimet, ndërsa vetë muzetë kanë planet e tyre të promovimit për të rritur frekuentimin dhe ndikimin në ekonomitë lokale, shkruan Monitor. 

Sipas Monitor

/ rtsh.al /