RTSH 24 Live

Kronika

Organizonin lojra fati në biznesin e tyre, në pranga 3 pronarët, në hetim 2 të tjerë

25/09/2022

Organizonin lojra fati në biznesin e tyre, në pranga 3 pronarët, në hetim 2 të tjerë

Tre pronarë lokalesh janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në hetim penal për ushtim të paligjshëm të lojrave të fatit nëpërmjet basteve sportive. Policia sekuestroi 4 aparate celulare dhe makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Të arrestuarit:

- D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Tre Dëshmorët";

- K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Besim Alla";

-M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Muhamet Gjollesha".

Gjithashtu, të proceduar penalisht mbetën E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.

"Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit D. K., K. V., M. Gj., dhe E. K., u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën "Belul Hatibi", në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/