RTSH 24 Live

Aktualitet

Operacionet e përbashkëta dhe vetëpastrimi i Policisë, Balla takon Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit

22/02/2024

Operacionet e përbashkëta dhe vetëpastrimi i Policisë, Balla takon Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar këtë të enjte (22 shkurt) me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar.

Në fokus të takimit mes tyre, kanë qenë operacionet e përbashkëta për luftën kundër krimit të organizuar, mbështetja teknike apo ekspertiza për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimi i kësaj të fundit.

Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/