RTSH 24 Live

Botë

OktoberFest në Gjermani/ Festivali më i madh i birrës në botë mbyllet më 3 tetor

18/09/2023

OktoberFest në Gjermani/ Festivali më i madh i birrës në botë mbyllet më 3 tetor

Kryeqyteti bavarez Mynih ka hapur dyert për dashamirësit e birrës nga mbarë bota, pasi festivali gjerman Oktoberfest mban edicionin e tij të 188-të. 

Vizitorët këtë vit do të kenë mundësi të argëtohen dy ditë më tepër se një vit më parë, pasi dyert e festivalit mbyllen më 3 tetor, në festën e ribashkimit të Gjermanisë.

Këtë vit, kriza e rritjes së çmimeve pritet të lërë gjurmë në Oktoberfest duke ndikuar në koston e birrës, e cila kushton 6% më shumë se një vit më parë. 

Çdo ditë e martë e festës së birrës u kushtohet fëmijëve dhe familjeve. Biletat për aktivitetet argëtuese kushtojnë nga 2.50 euro deri në 12.50 euro.

Më shumë se 600 oficerë policie dhe mbi 2000 roje private të sigurisë janë përgjegjës për sigurinë në festivali më të famshëm të birrës në botë. 

Oktoberfesti i Mynihut i ka zanafillat që nga viti i hershëm 1810 për të festuar martesën midis princit dhe mbretit të ardhshëm, Ludvig të Bavarisë me princeshën Therese të Zaksën- Hildburg - hausen.  Me kalimin e kohës, tradita e festave të birrës ka kaluar kufijtë gjermanë dhe është përhapur në të gjithë botën.

Gazetare V. Zharri

/RTSH/