RTSH 24 Live

Rajon

Ohër, takimi Kurti e Vuçiç ndërpritet sërish

18/03/2023

Ohër, takimi  Kurti e Vuçiç ndërpritet sërish

Pas më shumë se 10 orësh, bisedimet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, janë ndërprerë sërish, bën të ditur Kosovapress.

Ato do të rifillojnë pas një pushimi.

Burime të brendshme bëjnë të ditur se palët po diskutojnë rreth planit të zbatimit të propozimit europian, për të cilat u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel. 

Vuçiç e Kurti  i thanë "po" muajin e kaluar planit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

 

( Sipas Kosovapress )